Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sekuestrohet heroinë dhe kokainë, dy në pranga

Nga A2 CNN
5 Mars 2019, 16:02 | Kronikë
Sekuestrohet heroinë dhe kokainë, dy në pranga

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës ndërsa tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Pas operacionit të quajtur “Laboratori”, Policia ka sekuestruar thuajse 2 kilogramë heroinë, 200 gramë kokainë, para, dhe sende të tjera që shërbenin për përzierjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit F. N., 30 vjeç, me pseudonimin “Loli Verës”, i dënuar më parë, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, dhe P. P., 27 vjeç, me pseudonimin “Pipo”, banues në Tiranë. Ndërsa u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzim Krimi", shtetasit: B. N, 36 vjeçe, B.S., 43 vjeç dhe G.G., 47 vjeç, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Këta shtetas merreshin me shitjen e lëndëve narkotike në disa zona të Tiranës. Pasi përzienin dhe ambalazhonin “produktin”, ia shisnin personave të tretë në doza të vogla.

A2 CNN Livestream

Dita jonë