Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

SHBA “zbret” në Ballkan për të zgjidhur krizën Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
5 Mars 2019, 11:04 | Kosova
SHBA “zbret” në Ballkan për të zgjidhur krizën

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, David Heill, viziton pas pak ditësh Prishtinën dhe Beogradin, në përpjekjen për të nxitur të dyja palët të ulen në tryezën e bisedimeve.

Në një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se në 8 mars, zyrtari i lartë do të qëndrojë në Beograd ku do t’i bëjë thirrje krerëve të shtetit të rinisin dialogun për përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në vizitën që do të kryejë në Prishtinë në datën 9 mars, Heill do të theksojë mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për të kërkuar masa për të arritur një zgjidhje.

Hale është zyrtari më i lartë amerikan që viziton së fundmi Kosovën. Javën e kaluar dy pjesëtarë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, qëndruan për dy ditë në Prishtinë duke kërkuar pezullimin e tarifave. Ata paralajmëruan shtimin e masave ndëshkuese nëse Kosova nuk heq dorë nga taksa prej 100% ndaj produkteve serbe.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani