Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shënon edhe Llullaku, vendimtar në fitoren e Astra

Nga A2 CNN
5 Mars 2019, 16:33 | Futboll

Azdren Llullaku është një tjetër futbollist i përfaqësues shqiptare në formë të shkëlqyer dhe që po lë gjurmë në evropë. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e barazimit në fitoren 2-1 me përmbysje të Astras përballë Kraiovas në kampionatin rumun dhe më pas festoi me simbolin e shqiponjës për realizimin e parë për vitin 2019.

Ky është goli i gjashtë i 31-vjeçarit për këtë sezon ndërkohë që skuadra e tij Astra qëndron në vendin e 4 me 42 pikë dhe nuk njeh humbje prej 10 ndeshjesh.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu