Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

U nda nga jeta një ditë më parë, homazhe për Luke Perry

Nga A2 CNN
5 Mars 2019, 13:20 | Showbiz
U nda nga jeta një ditë më parë, homazhe për Luke Perry

Homazhet për Luke Perry mbushin rrjetet sociale. Idhulli i adoleshenteve në vitet 90-të i cili u bë i famshëm në serialin Beverly Hills 90210, u nda nga jeta të hënën në moshën 52-vjeçare.

Aktori kishte pësuar një ishemi masive pak ditë më parë dhe gjendja tij ishte raportuar si kritike. “Do të prehem gjithmonë në kujtimet e mrekullueshme që ndamë përgjatë 30 vjetëve”, shkruan Ian Ziering, bashkëprotagonist i Perry-t në Beverly Hills 90210.

Aktori Charlie Sheen pohon se Perry kishte qenë një frymëzim, më elegancën, sharmin dhe zemrën e tij të madhe. Mesazhe ngushëllimi edhe nga Sharon Stone, Rosanne Arquette, Shanon Doherty etj. Dedikime emocionuese erdhën edhe nga adhuruesit e aktorit. Luke Parry ishte në të 20-tat kur nisi të intepretonte Dylan McKay, djalin rebel të serialit që u kthye në fenomen kulturor.

Fama e tij në atë kohë ishte aq e madhe sa aktori merrte 4 mije letra në javë nga adhurueset. Në një rast Perry-t iu desh të fshihej në lavanderinë e një qendre tregtare për t’i shpëtuar fanseve, ndërsa një herë tjetër të paktën 20 adhuruese mbetën të plagosura teksa nxitonin ta takonin në skenë. Atij ju desh te hiqte dorë nga shfaqjet publike për shkaqe sigurie dhe nuk pëlqente të konsiderohej një idhull i adoleshenteve. Luke Perry la pas 2 fëmijë, Jack dhe Sophie.

A2 CNN Livestream

Dita jonë