Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vendim ekstrem në Greqi, përjashtohet OFI

Nga A2 CNN
5 Mars 2019, 14:35 | Futboll
Vendim ekstrem në Greqi, përjashtohet OFI

Futbolli grek ka marrë një goditje të rëndë teksa federata vendase ka përjashtuar skuadrën e OFI Kretë nga elita, për shkak të trukimeve.

Vendimi është marrë në saj të hetimeve për ndeshjen e një viti më parë mes OFI Kretës dhe Iginiakos në kohën kur të dyja skuadrat militonin në kategorinë e dytë greke, ndeshje e fiksuar në rezultatin 6-0.

Ndëshkimi është maksimal teksa, OFI do të zbresë në ligën e dytë, ndërsa Iginiakos në të tretën. Skuadrat do të nisin sezonet e ardhshme me 6 pikë më pak dhe do të gjobiten me nga 300 mijë euro.

Ndërsa presidentët e të dyja skuadrave veç gjobës personale prej 60 mijë eurosh, janë përjashtuar përjetësisht nga futbolli.

A2 CNN Livestream

Dita jonë