Basha dhe Rama me deklarata larg zgjidhjes se krizës. Çfarë vjen?

Në një kohe kur shume media prestigjioze po I kushtojnë vëmendje dhe kohe televizive situatës në Shqipëri dhe protestave e bojkotit të opozitës, shqetësimi më i madh i mazhorancës këto kohë duket imazhi i vendit në botë, pasi kaosi frenon investimet dhe turizmin.

 Për të folur për pasojat që kjo protestë po shkakton në sytë e opinionit publik vendas dhe të jashtëm, në studiot e A2 ishin të ftuar Dhurata Çupi nga Partia Demokratike dhe analisti Julian Zyla.

Çupi thotë që problemi i Shqipërisë “nuk janë disa goma të djegura” por keqqeverisja, sistemi i korruptuar dhe kriza ekonomike në të cilën ndodhet vendi, por Zyla nuk është dakord.  

Dhurata Çupi nga Partia Demokratike dhe analisti Julian Zyla.

Sipas tij, nuk kemi të bëjmë thjesht me një “prishje të rendit publik, por me një prishje të rendit kushtetues”.

Si ekspert i komunikimit politik, Zyla vëren se ekziston një hierarki në perceptimin që opinioni publik ka për një ngjarje ose një vend, ku pamjet janë në majë të kësaj piramide. Prandaj, për Zylën, imazhet e sulmit ndaj Kryeministrisë ose Parlamentit kanë shumë më efekt sesa vizitat e kryeministrit jashtë shtetit për të qetësuar partnerët.

Faji i opozitës në këtë pikë për të është se “PD duhet të vendosë një raport më të mirë me të vërtetën”, dhe shpjegon që “ nuk mund të thuhet se do  të rrezohet sistemi kur deri dje ishin pjese e atij sistemi”.

Zyla bën një shembull interesant, kur kujton sesi gjatë regjimit spanjoll,  “Kushtetuta e re u votua sipas kushtetutës së Frankos”, sepse rregullat procedurale kanë një vlerë, ndërsa PD nuk po respekton rregullat që ka miratuar vetë në vitin 2008.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN