Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

BE, tjetër përpjekje për zgjidhjen e krizës, ndërhyn edhe SHBA

Nga A2 CNN
6 Mars 2019, 11:05 | Politikë
BE, tjetër përpjekje për zgjidhjen e krizës, ndërhyn

Kriza politike në Shqipëri nuk po gjen zgjidhje brenda vetes. Edhe pas delegacionit me 8 eurodeputetë, asnjë sinjal për tërheqje nga qëndrimet e asnjërës palë. Ndërkaq, një tjetër i ngarkuar me punë në Komisionin Europian, do të mbërrijë sonte në Tiranë, për të nisur agjendën zyrtare të takimeve nesër paradite. Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit pranë Komisionit Europian, Christian Danielsson.

Nga ana tjetër, në zyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbërriti për një takim, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Leyla Moses-Ones.

Të gjithë aktorët ndërkombëtarë, si nga BE dhe SHBA, kanë dënuar veprimin e opozitës për të hequr dorë nga mandatet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani