Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bien importet, më pak kërkesë e mallra për ekonominë

Nga A2 CNN
6 Mars 2019, 16:22 | Ekonomi
Bien importet, më pak kërkesë e mallra për ekonominë

Bie qarkullimi i mallrave në ekonomi. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në janar të këtij viti, importet e mallrave arritën vlerën 42 miliardë lekë, duke u ulur me 6.3 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë dhe me 30 % kundrejt dhjetorit.

Statistikat e detajuara nxjerrin në pah se rënia e importeve është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Produkte kimike dhe plastike”, si dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”.

Janari është periudha kur importet rriten, për shkak të sezonit të ri, që shoqërohet me shtim të kërkesës. Këtë vit, kjo nuk ka ndodhur. Në kushtet kur edhe eksportet janë në rënie, arsyeja mbetet një: tkurrja e konsumit, që gjë e dëshmon edhe inflacioni anemik. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani