Çështja e pronave, PD: Qeveria s’dha zgjidhje, por kaos me ligjin e ri

Partia Demokratike akuzon mazhorancën qeverisëse se prej 6 vitesh në pushtet vijon të mbajë peng dhe të mos i japë zgjidhje çështjes së pronës.

Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja Jorida Tabaku tha se ligji i ri fut pronarët në një situatë dhe më kaotike.

“Siç e kishim paralajmëruar, ligji i ri për kthimin dhe kompensimin e pronës, jo vetëm nuk e zgjidhi këtë çështje, por prodhoi një situatë shumë kaotike në lidhje me pronarët, të cilët fal ligjit të miratuar, jo vetëm që nuk e gëzojnë pronën e tyre, por edhe nuk do të shpërblehen. Që nga viti 2014, qeveria nuk e zbaton vendimin pilot të gjykatës europiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo qeveri është munduar të eliminojë pronarët, duke ua dhënë me 1 euro klientëve të radhës”, tha Tabaku.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN