Dhuna në stadiume, Duka drejton gishtin edhe nga policia e drejtësia

Siguria në stadiumet shqiptare është në nivelet më të ulëta dhe ngjarjet e fundjavës në ndeshjen Kamza-Laçi treguan se jeta e protagonistëve të fushës së blertë është në rrezik.

Federata e Futbollit dhe policia “luajtën me pasa” në distancë me njëra-tjetrën, duke lexuar deklarata akuzuese.

Ndërkohë, jashtë komenteve nuk mbeti as presidenti i Federatës, Armand Duka, që nga Elbasani i drejtori gishtin te policia, gjyqësori, por edhe te shoqëria. Por presidenti Duka nuk e ka hequr përgjegjësinë që ka institucioni që ai drejton në mbarëvajtjen e garës, ndërsa ka përmendur disa herë edhe faktin që drejtësia sportive nuk mund të zgjidhë një fenomon të tillë.

Edhe njëherë tjetër, presidenti Duka është shprehur se vendimi që policia e shtetit të mos jetë e pranishme në stadium është e nxituar për një vend si Shqipëria.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN