Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Drejtori ekzekutiv i Kamzës largohet pas dhunës

Nga A2 CNN
6 Mars 2019, 14:10 | Futboll
Drejtori ekzekutiv i Kamzës largohet pas dhunës

Vetëm tre muaj pas prezantimit në rolin e drejtorit ekzekutiv të Kamzës, Fabio Kordela largohet nga klubi.

Dorëheqja u konfirmua nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në “Facebook”, ku italiani e argumenton vendimin me dhunën ndaj arbitrit Hamiti.

“Pas asaj që ndodhi në ndeshjen e fundit, deklaroj dorëheqjen nga klubi, sepse këto ngjarje nuk përshtaten me vizionin tim për futbollin”, shkruante Kordela.

Nga Italia, ish-drejtuesi shtoi: “Duhet të jemi shembull për fëmijët, të transmetojmë vlera, moral dhe integritet. Në stadium nuk shkon për të dhunuar dhe përhapur urrejtje”, ndërsa shpreson se tifozët do ta kuptojnë zgjedhjen e tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani