“Kamikazi” Ramos që “vrau” kampionët!

Si askush tjetër më parë, Reali i Madridit arriti të fitojë 3 herë radhazi Champions League, kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Europë, por eliminimi nga ky sezon ishte me të vërtetë i turpshëm.

Edhe pse u mund 1-2 në ndeshjen e parë, Ajax-i realizoi një ndeshje të jashtëzakonshme në tempullin “Bernabeu”, duke turpëruar Realin e Madridit me një rezultat 1-4.

Pas kësaj ndeshje, shumë e vunë gishtin mbi presidentin Florentino Pérez si fajtor, të tjerë mbi trajnerin Solari, por mediat spanjolle shkruajnë tashmë se një përgjegjësi të madhe të fajit e ka edhe kapiteni Sergio Ramos.

Në ndeshjen e parë në Holandë, kur rezultati shkoi 1-2 në favorin e madrilenëve, Ramos kreu një ndërhyrje të gabuar me qëllim për t’u ndëshkuar me kartonin e verdhë pasi mbushte numrin e kartonëve dhe do të ishte më pas i gatshëm në fazën e ardhshme të Champions.

Ramos, ndoshta edhe me urdhër të ekipit, e mendoi të mbyllur çështjen e kualifikimit ndaj Ajax.

Ai u fotografua gjatë ndeshjes në tribunat e “Bernabeut”, në një hapësirë të personalizuar. Por përtej luksit, ai 90-minutësh ishte më i tmerrshmi për kapitenin, teksa i pafuqishëm tashmë, shihte shokët e tij të turpëroheshin nga një skuadër me djem të ri, por me talent e dëshirë të madhe për të luajtur futboll.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN