Kinë, Provinca vendos heqjen e makinave me karburant

Provinca ishull e Hainan-it në jug të Kinës do të ndalojë shitjen e makinave që përdorin vetëm karburant. Për rrjedhojë kjo provincë bëhet para në Kinë që ka vënë një kufi kohor për sa i përket fillimit të kalimit nga makina me karburant në makina elektrike.

Pekini zyrtar njoftoi në vitin 2017 plane për të hequr gradualisht makinat me karburant, pasi vendi synon të ulë nivelin e ndotjes dhe të zvogëlojë varësinë ndaj naftës së importuar. Por ndërkaq Pekini nuk pati vendosur një datë.

Qeveria vendore e Hainan-it tha se duke filluar nga viti 2030 makinat me karburant do të ndalohen në këtë province. Zyrtarë u shprehën se ata po synojnë të arrijnë objektivin që President i Kinës Xi Jinping që ishulli të bëhet një “zonë e qytetëruar testimi për ekologjinë”.

E njohur si Hauai i Kinës falë komplekseve turistike dhe plazheve tropikale, Hainan është drejt rrugës për t’u bërë zona më e madhe e tregtisë së lirë në vend.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN