Nga “tripleta” te Ronaldo, interneti i pamëshirshëm me Realin | FOTOGALERI

Humbja kundër Ajax në Champions League që solli edhe eliminimin e Real Madrid nga kompeticioni europian që në fazën e 1/8-ave ka bërë të “shpërthejë” ironia në web. Memet për 13-herë kampionët e Europës u përhapën me shpejtësi dhe me të drejtë, pas rezultatit dramatik, i disati radhazi për madrilenët, pas humbjeve kundër Barcelonës në Kupë dhe kampionat.