Pagoi 9 milionë dollarë, liri me kusht shefit të Nissan

Pasi pagoi 9 milion dollarë për lirinë më kusht, ish-shefi i Nissan dhe Renault, Carlos Ghosn doli të mërkurën nga burgu i Tokios.

Ai qëndroi atje për më shumë se 3 muaj, i akuzuar për abuzime financiare. Ghosn u filmua teksa linte qelinë, me maskë e syze në fytyrë.

Ai duhet të qëndrojë në Japoni dhe do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë. Një apel i prokurorëve kundër vendimi për ta liruar atë, u refuzua në orët e vona të së martës. Avokatët e Ghosn denoncuan më herët kushtet e çnjerëzore të cilave u është nënshtruar i akuzuari në burg.

“Sistemi penitenciar i Japonisë është kritikuar në të gjithë botën. Ai njihet ndryshe si pengmarrës i drejtësisë. Ne apeluam ndaj kësaj situate”, tha Junichiro Hironaka.

Një prej personaliteteve më të rëndësishëm të industrisë globale të autmobilëve, Ghosn po prej te gjykohet për akuzat se ka ofruar të dhëna të pasakta për të ardhurat e tij, dhe ka abuzuar më pushtetin duket ia transferuar humbjet personale Nissanit.

Rasti i tij tronditi industrinë, krijoi tensione mes Nissanit dhe Renault dhe ngriti pikëpyetje mbi sistemin e drejtësisë në Japoni.

Ghosn i mohon akuzat për shkelje dhe pretendon se është viktimë e një komploti nga krerët e Nissan. Nëse do të shpallet fajtor ai mund të përballet me 15 vite burg.

Shkarkoni aplikacionin e A2