PD reagon pas marrjes së Salianjit të pandehur

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës për të marrë si të pandehur Ervin Salianjin, në lidhje me çështjen “Babale”.

“Prokuroria nuk zhgënjeu dhe sot, kur zyrtarizoi vendimin politik të Edi Ramës për marrjen të pandehur të Ervin Salianjit. Asnjë surprizë nuk ka në këtë vendim, ku i akuzuar është denoncuesi dhe jo ai që bën krimin”, thuhet në deklaratën për mediat.

“Vendimi politik i Prokurorisë është paralajmëruar nga Edi Rama që ditën e parë të zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike. Akti i sotëm dëshmoi, edhe njëherë se, për sa kohë Edi Rama të jetë në Qeveri, drejtësia i ka duart e lidhura dhe krimi i organizuar do të jetë i paprekshëm”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN