Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Salianjin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, merret i pandehur nga Prokuroria e Tiranës për çështjen “Babale”.

Mësohet se Salianji është thirrur në Prokurori ditën e premte ndërsa do t’i komunikohet akuza e kallëzimit të rreme. Veç deputetit të dorëhequr, në hetim janë dhe Albert Veliu i njohur si Babalja dhe i afërmi i tij që imitoi zërin e vëllait të ish-ministrit të brendshëm, Fredi Alizoti. Ky i fundit ndodhet në burg, ndërsa gazetari ka detyrim paraqitje Jetmir Olldashi.

Pas nisjes së hetimeve, Albert Veliu u largua nga Shqipëria drejt Kosovës, aty ku nisi procedurat për marrjen e azilit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN