Rama në Mediaset: Kompromis? Kemi detyrime kundrejt njerëzve

Kryeministri Rama po vazhdon turin e tij në mediat italiane.

Sot ai është intervistuar nga edicioni informativ i Kanale 5, TG5, ku ka vijuar të shprehë faktin se  protestat e javëve të fundit nuk janë rezultat i pakënaqësisë popullore por  “një revoltë e estabilshmentit të vjetër që u largua pesë vite e gjysmë më parë me një milionë vota, një gjë e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe që ka lënë pas një vend me probleme të mëdha, të cilat ne po luftojmë”.

Rama gjatë intervistës

Pyetje për një kompromis të mundshëm, Rama iu është përgjigjur me faktin se mazhoranca ka një mandat “detyrime kundrejt njerëzve dhe nuk mund të themi, tani anulojmë lojën, fillojmë nga fillimi dhe t’i lejojmë kundërshtarëve tanë të bëjnë skuadrën që ata duan për të fituar ndeshjen”.

Ditën e djeshme kryeministri ishte i ftuar në programin “Porta a Porta” të gazetarit të njohur Bruno Vespa, dhe në studiot e La7.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN