Rama “sqaron” italianët: Politika e humbjes në revoltë, jo populli

Gjatë qëndrimit në Itali, Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar edhe në La7. Shefi i qeverisë shqiptarë i është përgjigjur gazetares italiane mbi deklaratat e liderit të opozitës, së orët e tij ishin të numëruara.

“Kam ardhur për të thënë se ajo çfarë shihet në televizion është një revoltë e pallatit politik, e një pushteti që u largua pas shumë viteve në pushtet dhe sot revoltohen në 1 km katror. Nuk është populli i revoltuar”, u shpreh Rama.

Numri një i qeverisë i justifikoi protestat duke shtuar se shqiptarët nuk e pranojnë lehtë humbjen, ndaj vjen kjo revoltë.

Më tej, Rama rreshtoi shifrat që, sipas tij, kanë arritur shqiptarët me sipërmarrjet e ngritura që prej vitit të vështirë 1991 e deri më sot, ndërsa shtoi se numri i turistëve italianë në Shqipëri është shumëfishuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2