Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, ndërron jetë këmbësorja

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, aty ku rreth orës 19.40 të ditës së sotme një grua  rreth 35-40 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një mjet.

Këmbësorja, ende e paidentifikuar,  u aksidentua me mjetin e drejtuar nga shtetasi D.B.    

Rreth orës ‪19:40 në autostradën “Tiranë-Durrës”, mjeti me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore ende të paidentifikuar, të moshës rreth 35-40 vjeçe.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për të zbardhur dinamikat e ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN