Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Dezertorët” e ISIS, mbi 3500 të arratisur në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
7 Mars 2019, 11:27 | Bota

Terroristët e ISIS po përgatiten për betejën finale të Luftës Civile Siriane, edhe pse e kanë shumë të vështirë që të ruajnë territorin e mbetur nën kontroll të tyre.

Vetëm në ditët e fundit më shumë se 400 luftëtarë janë përpjekur të arratisen ndërsa qindra të tjerë vazhdojnë të sundojnë të ashtuquajturin “Kalifat” me burime minimale. Sipas asaj që thonë të kapurit nga forcat siriane dhe kurde që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, pagat e përmuajshme që iu jepeshin luftëtarëve dhe familjeve të tyre janë zëvendësuar me racione me ushqime që bëhen gjithmonë e më të vogla.

Mes militantëve që kanë mbetur ka shumë të huaj, sidomos nga Iraku dhe Azia Qendrore, të cilët fshihen në shpella pranë fshatit Baghouz, buzë lumit Eufrat, pika e fundit nën kontrollin e tyre. Çdo ditë, burra dhe gra largohen prej andej, por i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm nga ana e forcave siriane, disa prej tyre madje sjellin me vete monedha bakri dhe argjendi të krijuara nga ISIS, me shpresën se do të mund t’i përdorin një ditë.

Në pikat e kontrollit, vetëm në 24 orët e fundit, më shumë se 3500 vetë janë larguar nga Baghouz, duke u strehuar në një kamp të sajuar në shkretëtirë. Burrat dhe djemtë që mund të luftojnë ndahen nga gratë dhe vajzat për të verifikuar identitetet e tyre, ndërsa një pjesë e mirë e femrave janë vejusha të luftëtarëve të ISIS të vrarë gjatë luftimeve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani