Dialogu me Serbinë, Hale: Marrëveshja është e mundur që këtë vit

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mundtë arrihet që këtë vit, por ajo duhet të kontribuojë për stabilitetin afatgjatë në rajon. Deklarata vjen nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, i cili në do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në datat 8 dhe 9 mars.

“Ka shanse që këtë vit të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por vetëm nëse vazhdon dialogu. SHBA nuk do ta japë recetën për zgjidhje. Besojmë se ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi dhe duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, tha David Hale.

Në një intervistë për gazetën serbe Danas, zyrtari i lartë amerikan bëri thirrje për heqjen e tarifës doganore, që Qeveria e Kosovës u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Shtetet e Bashkuara kanë thënë më herët se kjo taksë bie ndeshet me interesat amerikanë.

Shkarkoni aplikacionin e A2