Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Dita e mësuesit festohet ndryshe

Nga A2 CNN
7 Mars 2019, 15:53 | Aktualitet
Dita e mësuesit festohet ndryshe

Në mbarë vendin shkollat festojnë Ditën e Mësuesit. Por ndryshe nga vite më parë, 7 Marsi po humb kuptimin e kësaj date.

Vendin e kartolinave dhe urimeve të përzemërta për mësuesin sot e kanë zënë dhuratat e shtrenjta. Mjafton një vëzhgim në shkollat e kryeqytetit për të parë sesa janë angazhuar nxënësit dhe prindërit për të gjetur dhuratën e duhur për mësuesit e fëmijëve.

Shumë pak janë libra që dhurohen dhe më së shumti bizhuteri e aksesorë të ndryshëm. E ndërsa dhurata klasike ishte zarfi me para brenda, trendi i ri ishin trajtimet estetike. Jashtë kamerës prindërit tregojnë se bërja e dhuratës është kthyer në traditë për çdo 7 mars. Sipas tyre, ajo është shenjë vlerësimi për mësuesit, pavarësisht kostos së dhuratës.

Festa e mësuesit kremtohet prej 132 vitesh që nga hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë. Por pas gati një shekulli e gjysmë, 7 Marsi jo vetëm ka humbur kuptimin, por po kthehet edhe në biznes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani