“Gjergj Kastriot-Skënderbeu”, dekorata e lartë e Metës për Lordin Robertson

Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi Lordin George Robertson me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

“Në mirënjohje të thellë për angazhimin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për kontributin e spikatur në integrimin e Shqipërisë në Aleancën Trans-Atlantike”, është motivacioni i shprehur në këtë dekorim.

Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se emri i Lord Robertson është i gdhendur në kujtesën e mbarë shqiptarëve, për kontributin historik si Ministër i Mbrojtjes së Britanisë se Madhe dhe si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në dhënien fund të gjenocidit të Millosheviçit në Kosovë, si dhe forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan.

Lordi Robertson nënvizoi se është shumë krenar që kishte pasur fatin të kontribuonte në vendosjen e paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe përsëriti bindjen se për çlirimin e Kosovës, Aleanca kishte bërë, jo vetëm gjënë e duhur, por të vetmen gjë që duhej bërë në atë periudhë.

Sipas tij, progresi i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajonit drejt integrimin Euro-Atlantik konfirmon vendimet e drejta historike që u morën dy dekada më parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN