“Heshtja diplomatike”, kriza politike “aktivizon” ndërkombëtarët

Zëvendës ambasadorja amerikane në Tiranë u takua edhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Zonja Kryemadhi nuk pati një prononcim për mediat edhe pse u paralajmërua që do të kishte. Në Tiranën e dominuar nga kriza politike, kjo nuk ishte e vetmja lëvizje diplomatike.

6 ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europiane ishin në zyrën e Presidentit Ilir Meta, ndërsa në drekë, në Kryeministri u pa të mbërrinte vetë ambasadori i BE, Luiggi Soreca.

Pas apeleve të qarta publike të ditëve të fundit, ditën e djeshme mbizotëroi heshtja diplomatike.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN