Ish-gjyqtari Jareci: Jeta e arbitrave në rrezik

Në një kohë kur prej ditësh federate shqiptare e futbollit po mendonte seriozisht pezullimin e kampionatit shqiptar të futbollit, diçka e tillë vjen nga shoqata e arbitrave të cilët i thonë mjaft asaj që po ndodh në stadiumet shqiptare. Vendimi për të bojkotuar garën është i drejtë sipas, Sokol Jarecit, madje për ish-gjyqtarin ndërkombëtar dhe një ndër bilbilat më të suksesshëm të vendit policia private bëhet palë me klubet në të tilla shfaqje.

“Me polici private nënkupton njerëzit më të afërt të klubeve, që do të thotë nëpër korridore shpesh shëtisin njerëz të padëshiruar të cilët arbitrin dhe asistentët i fusin në një presion të jashtëzakonshëm”, thotë Jareci.

Sipas Jarecit, nuk mund të luhet me jetët e arbitrave ndaj ata nuk do të rikthehen në fushë deri sa të jetë policia e shtetit ajo që do të garantojë rendin dhe sigurinë në stadiume. “Arbitrat janë në një presion të jashtëzakonshëm. Në rast se masat nuk merren ashtu siç ishin më përpara, të paktën të kemi rend, arbitrat nuk do të futen më në fushë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN