Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ngërçi i Brexit, Brukseli i bën thirrje Londrës për zgjidhje

Nga A2 CNN
7 Mars 2019, 15:56 | Bota
Ngërçi i Brexit, Brukseli i bën thirrje Londrës për

Bashkimi Europian i jep kohë deri të premten Britanisë së Madhe për të parashtruar propozimet e reja që do t’i jepnin fund ngërçit të Brexit. Pak javë para shkëputjes zyrtare, negociatat mes Britanisë dhe Brukselit mbeten pa rrugëdalje. Ngërçi i Brexit, BE i bën thirrje Londrës për zgjidhje Bashkimi Europian i ka kërkuar Britanisë që brenda 48 orëve të parashtrojë propozime të reja për t’i dhënë fund ngërçit të Brexit.

Zyrtarë të unionit thanë së do të punonin pa pushim gjatë fundjavës, nëse deri të premten do të pranonin ide të pranueshme lidhur më çështjen e kontestuar të kufirit irlandez. Por Britania e madhe pretendon se të gjitha propozimet e arsyeshme që do të kënaqnin ligjvënësit janë bërë tashmë.

“Po zhvillohen diskutime intensive mes palëve për gjetjen e një zgjidhje. Shpresojmë që diçka të ndodhë gjatë fundjavës”, tha Jeremy Hunt, sekretar për punët e jashtme.

Por kancelari Philip Hammond e kthen vëmendjen nga votimi i marrëveshjes së rishikuar të Theresa May në 12 mars. Sipas tij, është e rëndësishme që mbështetësit e Brexit të votojnë pro saj, ose në të kundërtën do të përballen më shtyrje të procesit.

“Fokusi ynë është tek votimi i rëndësishëm që do të zhvillohet të martën e ardhshme dhe është e rëndësishme që kolegët e mi të mendojnë për pasojat e rrëzimit të ujdisë”, tha Philip Hammond, ministri i Financave.

Sipas burimeve diplomatike, negociatat mes ministrave britanikë dhe zyrtarëve europianë përgjatë 24 orëve të fundit kanë qenë të vështira dhe nuk kanë shënuar ndonjë progres.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani