Ngërçi politik, Çejku: Fuqitë për zgjidhjen janë në Shqipëri, jo ndërkombëtarët

Diplomati Arben Çejku ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2CNN ku foli për situatën politike në vendin tonë.

Ai foli për reagimin e faktorit ndërkombëtar lidhur me ngërçin politik në vend.

“Zhvillimet e fundit kanë ndikuar që të ndryshojë axhenda e komunikimit mes Shqipërisë dhe botës. Tema e integrimit, për fat të keq, ka kaluar në plan të dytë”, u shpreh Çejku.

Ai shprehet se ndërkombëtarët vetëm mund të lehtësojnë komunikimin mes palëve, ndërsa fuqitë e zgjidhjes janë në vendin tonë.

“Elementët e krizës janë këtu dhe fuqitë për zgjidhjen e saj janë në Shqipëri, pavarësisht se faktori ndërkombëtar do të përpiqet ta lehtësojë komunikim. Jam i bindur se zgjidhja duhet të vijë nga të dy palët dhe jo nga ndërkombëtarët”, tha Çejku.

Shkarkoni aplikacionin e A2