OSBE: Dhuna ndaj grave dominon në Shqipëri e Kosovë

Dhuna ndaj grave dominon shoqëritë në Shqipëri e Kosovë. Ky është përfundimi i atij që mund të jetë studimi më i madh deri tani për dhunën ndaj grave në Europën juglindore, i publikuar të mërkurën nga OSBE.

Sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, 16 milionë gra në rajon kanë përjetuar forma të ndryshme të dhunës, gjatë jetës së tyre nga mosha 15-vjeçare. Sekretari i përgjithshëm i OSBE Thomas Greminger tha se mbi 2/3 e grave të intervistuara mendojnë se dhuna është pjesë e përditshmërisë në vendet e tyre.

Studimi u bazua në anketimin e mbi 15 mijë grave në të gjithë rajonin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN