Përplasje në seancën e jashtëzakonshme në Kosovë

Seanca e jashtëzakonshme për platformën e ekipit negociator të Kosovës për dialogun me Serbinë, u zhvillua me përplasje të shumta mes forcave politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideroi fyerje për viktimat e Prekazit që kjo seancë mbahet në ditën e tretë të epopesë së UÇK-së. Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar i LDK, Kryeministri Ramush Haradinaj e konsideroi debatin parlamentar për platformën e dialogut, një çështje shumë të rëndësishme për vendin, dhe i bëri thirrje opozitës që të merrte pjesë.

Me kërkesë të LDK-së, kryeparlamentari Kadri Veseli hodhi në votim propozimin për shtyrjen e kësaj seance, por që u rrëzua nga deputetët e pranishëm në sallë. Pas këtij vendimi, deputetët e opozitës, përfshirë ata të Vetëvendosjes, u larguan nga salla.

Megjithatë diskutimet për platformën e dialogut me Serbinë vijuan dhe pa praninë e tyre. Bashkë -kryesuesit e delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj prezantoi vijat e kuqe të Kosovës. “Sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm, Kushtetuta, burimet natyrore, karakteri unitar i kosovës, nuk mund të ketë një nivel tjetër qeverisës përveç atij lokal dhe qendror”, tha Limaj.

Ndërkohë, përpara se të largoheshin, deputetët opozitarë theksuan se delegacioni shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë nuk ka asnjë kompetencë.