Pikët në NBA, LeBron James kalon rekordin e Michael Jordan

LeBron James është bërë pikëshënuesi i katërt më i mirë në historinë e NBA-it amerikan, duke kaluar legjendarin Michael Jordan, i cili ka realizuar 32.292 pikë.

Numri 23 i Los Angeles Lakers ishte dukshëm i emocionuar, edhe sepse kaloi idhullin e fëmijërisë. Kjo shpjegon edhe lotët në momentin kur u ul në stol, ku provoi të fshihte emocionet me një peshqir.

Momenti kur LeBron James shënon pikën historike

 Në pritje të rekordit dhe për ndeshjen kundër Denver, LeBron luajti me një palë atlete ku shkruhej “Faleminderit MJ 23”, referuar Michael Jordan.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN