Po u kalben mollët e pashitura, fermerët i hedhin në rrugë për protestë – A2

Po u kalben mollët e pashitura, fermerët i hedhin në rrugë për protestë

Fermerët e Devollit kanë zgjedhur të protestojnë në mënyrë demonstrative, për situatën e keqe të bujqësisë dhe mungesën e politikave qeveritare.

Për këtë arsye disa prej tyre kanë bllokuar aksin Korçë Kapshticë,  duke mbuluar rrugën kombëtare me mollët e pashitura, sipas tyre për shkak të “prishjes së rregullave të tregut“.

Mes të tjerave, kërkesat kanë të bëjnë me ngritjen e referencës doganore, shfuqizimin e ligjit që parashikon rimbursimin e TVSH vetëm me 6%, dhe krijimin  e mundësive të reja për treg.

Shkarkoni aplikacionin e A2