Reshjet “shpëtojnë” energjinë, prodhimi rritet 89%

2018 ka qenë një vit i mbarë për sektorin energjetik. Të dhënat e fundit të institutit të statistikave tregojnë se prodhimi i energjisë u rrit me 89% falë reshjeve të bollshme.

Ajo që vihet re nga të dhënat e detajuara është rritja e energjisë së prodhuar nga hidrocentralet privatë dhe koncensionarë, duke zënë 31.6% të totalit të energjisë. Rritja e prodhimit u shoqërua me ulje të importeve dhe rritje të eksporteve të energjisë.

INSTAT konstaton rritje të përdorimit të energjisë nga konsumatorët familjarë dhe bizneset. Ndërkohë që edhe humbjet në rrjet kanë pësuar rënie.

Shkarkoni aplikacionin e A2