Trump ndërhyri për Ivanka-n, kërkoi qasje në informacionet sekrete

Presidenti amerikan, Donald Trump, ushtroi trysni te shefi i tij i kabinetit dhe një këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për t’i dhënë vajzës së tij Ivanka Trump certifikatën e sigurisë.

Siç raporton CNN që citon 3 burime, Trump i kishte kërkuar atëherë shefit të kabinetit, John Kelly dhe këshilltarit Donald McGahn, ti garantonte vajzws dhe dhëndrit të tij statusin që u mundëson qasjen ndaj dokumenteve të klasifikuara qeveritare.

Të dy zyrtarët e lartë kishin refuzuar dhe Trump ndwrhyri personalisht. Edhe pse presidenti amerikan e ka autoritetin për ta bërë këtë, por një procedurë e tillë i lihet zakonisht në dorë personelit të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, i cili përcakton nëse një pjeswtarit të stafit duhet t’i lëshohet certifikata e sigurisë, pasi FBI ka kryer kontrollet përkatëse.

Zyrtarë të lartë të administratës u shqetësuan nga një vendim i tillë, dhe Kelly shkroi në atë kohë një memo të brendshme lidhur me urdhrin. Ivanka Trump deklaroi në një intervistë televizive muajin e kaluar se babai i saj nuk kishte ndërhyrë në çështje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN