Bie Qeveria në Finlandë, një muaj para zgjedhjeve

Dorëhiqet Qeveria në Finlandë. Vendimi erdhi pas rrëzimit të planit të reformave në sistemin e shëndetësisë, duke futur kështu vendin në një pasiguri politike.

“Ne u përpoqëm për një kohë të gjatë që të miratonim pjesët më të rëndësishme të programit qeveritar. Kjo ishte reforma në sistemin shëndetësor dhe social që është përgatitur për një dekadë në Finlandë”, tha Kryeministri Juha Spila.

Presidenti pranoi dorëheqjen e kabinetit dhe I kërkoi Qeverisë të qëndrojë në detyrë derisa të vendoset një ekzekutiv I ri. Rrëzimi I qeverisë vjen vetëm një muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Ndryshimet në reformë ishin thelbësore për planet e koalicionit mes 3 partive për të balancuar financat publike.

Kufizimet financiare shtrenjtuan dhe më tepër kostot e kujdesit shëndetësor dhe ky fakt ishte një pengesë e madhe për vendin nordik, I cili historikisht ka garantuar një sistem përkujdesje shumë të kushtueshëm. Qeveri tën dryshme janë përpjekur të çojnë përpara reformat në mënyrë të ndryshme në 12 vitet e fundit por nuk ia kanë dalë. Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më 14 prill.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN