Çështja “Babale”, Ervin Salianji pyetet si i pandehur

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thirret si i pandehur në Prokurori për çështjen “Xhafaj-Babale”, pasi akuzohet për “kallëzim të rremë”.

Në dalje, Salinaji tha se në vend të tij, sot duhet të ishin trafikantët e drogës.

“Prokurorët që janë marrë me çështjen, kuptohet që edhe nga halli që kanë me vetingun, por edhe nga bashkëpunime të tjera në çështje të mëparshme me Partinë Socialiste, kanë arritur në këtë konkluzion, i cili padiskutim, unë kam bindjen e plotë, do të dorëzohet në gjykatë. Nuk kam dijeni për personat e tjerë në gjykatë. Por unë di se në mënyrë të turpshme se marrja dhe vendosja nën akuzë e një gazetari si Jetmir Olldashi për shkak se ka zbuluar një rrjet trafiku. Ai ka shkuar edhe më tej duke shkuar në dy fshatra të vlorës duke treguar me video dhe me audio drogën. Ky është një faull i rëndë i një shteti që tashmë e ka marrë rrugën”, tha Salianji.

Shkarkoni aplikacionin e A2