Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Çuçi: Zero tolerancë ndaj abuzuesve

Nga A2 CNN
8 Mars 2019, 22:20 | Sociale
Çuçi: Zero tolerancë ndaj abuzuesve

Ende nuk ka asnjë masë konkrete për rritjen e sigurisë ushqimore megjithëse Qeveria po përgatit një draft për ashpërsimin e ndëshkimit ndaj abuzuesve.

Ministrit i Bujqësisë Bledi Çuçi nuk zbulon më shumë detaje, por thotë se është koha për t’i dhënë fund tolerancës ndaj atyre që shkelin rregullat e sigurisë ushqimore.

“Ka një projekt në Kuvend që po diskutohet që shumë shpejt do të marrë miratimin. Është thjesht forcim i masave shtrënguese për sa i përket abuzuesve dhe mendoj që është koha për ta bërë këtë. Do të ketë tolerancë zero me ata që abuzojnë me ushqimin në Shqipëri”

Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë

Një ligj të ri, Qeveria ka edhe për veterinarinë.

“Duhet të garantojmë në mënyrë kapilare shërbimin për të gjithë kafshët në Shqipëri, asistencën qoftë me vaksinim, qoftë me matrikullim. Për fat të keq nuk e kemi këtë, edhe për shkak të informalitetit. Por do të ngremë një sistem të centralizuar që të shkojmë te çdo fermer në Shqipëri”

Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë firmosi një marrëveshje me Autoritetin Irlandez të ushqimit, që do të asistojë për 4 vite Shqipërinë me ekspertë që do të monitorojnë të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore në që nga prodhimi deri në momentin e konsumimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani