Digjet makina e gruas së zyrtarit të ALUIZNIT në Vlorë, e 6-ta në një javë

Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje në Vlorë, ndërsa në një javë kjo është makina e gjashtë që digjet.

Kësaj radhe, zjarrvënësit dyshohet se kanë pasur konflikte me Luan Beqirin, juristin e ALUIZNIT të Vlorës, pasi automjeti tip “Benz”, me targa AA 928 TZ, përdorej nga bashkëshortja e tij.

Makina ka qenë e parkuar poshtë një pallati, në lagjen “Pavarësia”, ndërsa ka marrë flakë rreth orës 04:25.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak të detyrës. Pak ditë më parë, në Vlorë, u përfshinë nga flakët 5 automjete, ndërsa shënjestra ishte makina e një tjetër zyrtari lokal.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN