Gjashtë produksione kinematografike për gruan

Dhunë, përpjekje, poshtërime. Këto janë gjithçka përpiqet të fshehë një grua. Është e vështirë të thuash se je përdhunuar, je rrahur nga burri që të gjeti babai apo që nuk ndahesh dot për hir të fëmijës.

Heshtja, vjen në ekrani e madh të kinemasë, si një ftesë për të reflektuar. Për dhunën, për normat që kemi krijuar për të justifikuar atë, për sjelljet patriarkale, konservatore apo pabarazinë.

Sepse një në dy femra sot dhunohen, paragjykohen, apo shfrytëzohen. “Fatkeqësisht, kjo shifër nuk i përket vetëm Shqipërisë, por të gjithë botës, fatkeqësisht. Këtu te ne, ky raporti i gruas është bërë një emergjencë dhe ndaj besoj se secili në fushën e tij, duhet të japi ndihmë”, shprehet Ema Andrea, mikpritëse e festivalit.

Gjashtë filma e dokumentarë, nga kineastë të huaj e një produksion në shqip do të shfaqen për publikun falas, nga sot në mbrëmje në kinemanë “Millenium”.

“Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Gruan nis mbrëmjen e 8 Marsit dhe mbyll siparin më 12 mars, me shpresën që ky festival të rikthehet sërish pas një vit me të tjera produksione.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN