Hendeku gjinor, gratë më pak të paguara

Gratë përbëjnë mbi gjysmën e popullsisë së vendit, por në tregun e punës ato zënë vetëm një të tretën. Pjesëmarrja e grave në forcën e punës vijon të jetë e ulët, pavarësisht progresit ekonomik të Shqipërisë.

Arsyeja për këtë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, është fakti se rreth 32 për qind e grave mbi 15 vjeç janë forcë joaktive në tregun e punës për arsye të përmbushjes së detyrave shtëpiake, krahasuar me vetëm 2% të burrave.

Hendeku gjinor shihet edhe tek paga, ku për të njëjtën punë, një burrë paguhet 10.5% më shumë se një grua. Diferencat janë më të dukshme në sektorin e industrisë, ku gratë paguhen me vetëm 2/3 e pagës së një burri. Ky diferencim është i lartë edhe në sektorin financiar dhe teknologjitë e informacionit. Përjashtim bën vetëm industria e artit dhe argëtimit, ku gratë fitojnë 9.3% më tepër.

Gratë janë gjithashtu të nënpërfaqësuara midis ligjvënësve, zyrtarëve të lartë dhe menaxherëve dhe si rrjedhojë kanë mundësi të kufizuara për t’u përfshirë drejtpërdrejt në vendimmarrje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN