Kufiri i Irlandës, May i kërkon BE-së që të pranojë ndryshimet në ujdi

Kryeministrja britanike, Theresa May i bën thirrje Bashkimit Europian që ta ndihmojë atë të kalojë ujdinë për Brexit në Parlament duke pranuar ndryshime ligjore për çështjen e kufirit Irlandez.

Ajo thotë se veprimet e BE-së do të kenë një ndikim shumë të madh në rezultatin e votimit që zhvillohet javën e ardhshme.

Kjo thirrje konsiderohet nga deputetët e opozitës laburiste si një shenjë e qartë se May nuk do të jetë në gjendje të përmbushë premtimet e saj.

Ndërkaq, Brukseli ka ritheksuar disa herë se ujdia për Brexit nuk mund të ndryshohet. Britania e Madhe do të largohet zyrtarisht nga BE me 29 mars.

Shkarkoni aplikacionin e A2