Mbi 1 mijë policë në operacionin kundër kanabisit, nuk zbulohet asnjë rast kultivimi

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka zhvilluar një operacion të gjerë parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Bëhet e ditur se në këtë operacion janë angazhuar 1.110 punonjës policie me 203 automjete policie dhe 2 mjete lundruese.

Sipas policisë, janë kryer 4.922 kontrolle në ambiente të mbyllura si: shtëpi të braktisura, ish-objekte ushtarake, sera, stane, si dhe në parcela që në vitet 2016-2017 ishte konstatuar se ishin kultivuar kanabis dhe nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Grupet e monitorimit të DPPSH, të cilët janë përgjegjëse për territoret e caktuara për monitorim kanë ndjekur operacionin në të gjithë territorin e vendit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN