Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Menduh Thaçi dënohet me 3 vite burg

Nga A2 CNN
8 Mars 2019, 18:25 | Ballkani
Menduh Thaçi dënohet me 3 vite burg

Gjykata Penale në Shkup dënoi me 3 vite e 2 muaj burg kreun e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi. Aktvendimi ndaj tij është ndërmarrë për shpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Thaçi nuk ishte i pranishëm në sallë gjatë shqiptimit të vendimit. Avokati i tij mbrojtës kundërshtoi dënimin duke thënë se Prokuroria nuk ka dhënë prova konkrete që vërtetojnë veprën për të cilën u shpall fajtor kreu i PDSH-së. Aktakuza kundër Thaçit është ngritur nga Prokuroria Speciale në bazë të përgjimeve të publikuara nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani