Messi rikthehet në kombëtare, Icardi mbetet jashtë

Lionel Messi ka bërë një hap mbrapa. Pas lamtumirës së Kombëtares argjentinase, prej zhgënjimit në Botërorin 2018 në Rusi, sulmuesi pranoi ti bashkohet sërish ekipit të Skalonit.

Ylli i Barcelonës do të jetë pjesë e Argjentinës për miqësoren e 23 marsit ndaj Venezuelës dhe do të mbajë shiritin e kapitenit pas 261 ditëve mungesë.

Dilema e vetme është nëse Messi do të luajë edhe në miqësoren e dytë ndaj Marokut. Për një yll që kthehet, një tjetër është lënë jashtë.

Pas problemeve te Interi dhe mungesës së aktivizimit, Mauro Icardi nuk do të jetë pjesë e ekipit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN