Plas te Reali, kapiteni Ramos: Më paguani dhe largohem!

Shkatërrimi i objektivave brenda 1 jave ka sjellë furtunë në kampin e Realit të Madridit. Sipas mediave spanjolle, Sergio Ramos është shumë pranë largimit nga madrilenët pas një përballjeje kokë më kokë me presidentin Florentino Perez në dhomat e zhveshjes së “Bernabeut”, menjëherë pas eliminimit qenë 1/8.

Jeni të turpshëm, ishte kryefjala e numrit një të klubit duke i akuzuar lojtarët për rezultatet katastrofike. Ky reagim nuk i ka pëlqyer kapitenit Sergio Ramos, i cili i është kundërpërgjigjur Perez me fjalët: “Më paguaj dhe unë shkoj. Kam dhënë gjithçka për këtë klub, për këtë fanellë dhe për ty në fund të fundit”.

Situata ka ndodhur në prani të të gjithë stafit të Real. Perez është takuar me drejtuesit e klubit, menjëherë pas eliminimit për të propozuar shkarkimin e Solarit dhe rikthimin e Mourinho-s në krye të stolit.

Kjo lëvizje do të forconte edhe më shumë vendimin e Ramos, i cili ka raportet tepër të këqija me trajnerin portugez.

Në Spanjë janë të sigurt. “Special One” zyrtarizohet këtë të hënë, ndërsa kapiteni Ramos është gjithmonë e më larg Madridit pas episodeve të fundit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN