Protesta në Spanjë, homazhe në Portugali e lule në Krime, 8 marsi në botë

Tiganët e tenxheret, gratë spanjolle i nxorën jashtë kuzhinës në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Qindra gra me veshje te purpurta u mblodhën në sheshin qendror të Madridit Puerta DelSol, në një protestave të para në Europë me rastin e 8 marsit, për të kërkuar më shumë barazi gjinore. “motër, unë besoj tek ju”, ishte slogani që lexohej në banerët e shumtë.

Ngjyra e purpurt është identifikuar gjatë viteve të fundit me të drejtën e grave për të protestuar. Më herët gjatë mbrëmjes, rreth 500 protestuese që përfaqësonin gratë homoseksuale marshuan përmes Madridit, me fenerë në duar, duke kënduar e thërritur slogane.

E premtja është ditë greve në Spanjë, ku barazia gjinorë është kthyer në një çështje përçarëse në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 prillit.

Në godinat qeveritare në Portugali flamujt u ulën në gjysmë shtizë dhe parlamenti mbajti një minut heshtje në homazh të viktimave të dhunës kundër grave, një ditë pasi një 39-vjeçarë u mbyt për vdekje.

Rasti shokoi vendin, duke e çuar në 12 numrin e viktimave mes grave që prej fillimit të vitit.

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 3 shtetase të Salvadorit, të dënuara me 30 vjet burg për abort, u liruan nga burgu pasi gjykata e lartë zbuti dënimin kundër tyre.

Aktivistë të veshur me uniforma ushtarake në Krimenë e aneksuar nga Rusia, i shpërndanë lule grave nëpër rrugë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN