Rama: Opozita ka shtuar edhe kërcënimet, qeveria bëhet më e fortë

Kryeministri Rama përsëriti edhe njëherë akuzat ndaj opozitës se po dëmton imazhin e vendit me protestat që ai i quajti të dhunshme.

Sipas Kryeministrit, për PD dhe LSI po afron një humbje tjetër në zgjedhjet lokale.

“Një tjetër humbje e thellë, e pastër, po afron për PD dhe simotrën e saj LSI, e cila është mishëruesja e mirënjohur e fenomenit të shitblerjes së votës. Po të mos ishte LSI nuk do të kishte as shitblerje serioze vote në Shqipëri dhe këtë e dinë edhe zogjtë në male. Akuzat dhe sharjeve të fundit u janë shtuar edhe kërcënimet që nxisin dhunë dhe turpërojnë ata që e bëjnë. Në fakt, dhuna nuk përcakton dot rrjedhën e përcaktuar nga populli me votën e tij. Dhuna nuk e ndryshon dot as shumicën në Kuvend dhe as qeverinë, madje, këto të fundit, thjesht i forcon. Dhuna dëmton imazhin dhe godet ekonominë, dobëson familjet që jetojnë me punë”, u shpreh Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN