Shënon pa e kuptuar, goli më i çuditshëm në Europë

Në përballjet e Europa League, ndodhi një episod mjaft i veçantë. Në minutën e 39-të të takimin ndërmjet Sevilla-s dhe Slavias së Pragës, tifozët në stadiumin “Sanchez-Pizjuan” u bënë dëshmitarë të një goli të çuditshëm.

Çekët barazuan rezultatin në 2-2 nga një goditje këndi, pasi topi i përplas në trupin e Kral.

Lojtari nuk e kuptoi atë që ndodhi, ndërsa në atë episod, Sevilla humbi edhe portierin Vaklik, i cili u dëmtua.