Basha në Paskuqan: Heqim taksën e Rrugës së Kombit dhe zgjidhim çështjen e pronave

Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi takime me qytetarët e Paskuqanit këtë të shtunë, për t’i ftuar që të marrin pjesë në protestën e javës së ardhshme. Duke shoqëruar Bashën në takime, Kryetari i Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu, i tha se nga 8500 vetë që merrnin ndihmë ekonomike, numri ka rënë në 550 vetë.

Basha u premtoi njerëzve se plani ekonomik i Partisë Demokratike do të rimëkëmbë vendin sepse mundësitë janë. “Do të ulim çmimin e naftës me 300 lek për litër, do të ulim taksën për biznesin e vogël në 0,5% të xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër. Do ta heqim taksën e Rrugës së Kombit, do të jetë një nga hapat e parë që do të ndërmarrim”.

Basha u premtoi banorëve të zonës edhe një zgjidhje për problemin e pronave, duke premtuar gjithashtu anulimin e ligjit ekzistues, kaluar në Kuvend nga Partia Socialiste. “Kompensimi do të bëhet me vlerën e tregut, jo me vlerën e datës së shpronësimit”, tha ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN