CAS nuk publikon datë për Skënderbeun, e zbulon vetë klubi

Seanca dëgjimore për Skënderbeun në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv do të mbahet më 16 prill të këtij viti, në Lozanë, të paktën kështu deklarojnë nga klubi korçar.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Skënderbeu sqaron se seanca në CAS do të realizohet pikërisht në këtë ditë, edhe pse në listën e publikuar në vetë faqen e gjykatës nuk figuron kjo datë dhe emri i klubit shqiptar.

“Në këtë ditë presim edhe vendimin zyrtar” thuhet në njoftimin e Skënderbeut bërë në Facebook. Skuadra korçare, e cila ka fituar 7 tituj kampionë në 8 vitet e fundit, është dënuar nga UEFA me 10 vite përjashtim nga të gjitha kompeticionet dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh, për trukime të ndeshjeve, ndërsa shpreson që CAS të hedhë poshtë vendimin e organit drejtues të futbollit europian.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN